Turistë deri në nëntor! Turizmi jashtësezonal vijoi, pati gjysmë milioni pushues

Nga Marjo Brakaj
9 Dhjetor 2023, 12:13 | Ekonomi

Turistë deri në nëntor! Turizmi jashtësezonal vijoi, pati

Shqipërinë e vizituan mbi gjysmë milioni turistë gjatë muajit të shkuar. Në raport me nëntorin e një viti më parë, numri i pushuesve të huaj është rritur me mbi 188 mijë apo rreth 53 për qind.

“Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri është brenda pritshmëri. Kjo si pasojë e  promovimit, veçanërisht nga sektori privat, për edhe politikave dhe zhvillimeve gjeopolitike që po ndodhin në botë”, tha Blerina Ago, eksperte e turizmit.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në nëntor në vend kanë hyrë mbi 9.5 milionë të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me gati 2.4 milionë apo 33 për qind.

 “Tregu europian mbetet ai kryesor. Kemi një tendencë në rritje të tregut të Europës veri-perëndimore. Kjo edhe si pasje e marrëveshjeve specifike që Shqipëria ka bërë me disa shtete apo linjave direkte të shtuara në Aeroportin e Rinasit”, shtoi ajo.

Zgjerimi i turizmit edhe jashtë sezonit të verës duket tashmë një objektivi arritur, çfarë i dallon turistët e nëntorit apo tetorit nga ata të korrikut e gushtit që vijnë në Shqipëri?

 “Janë turistë të cilët duan eksperienca më afër natyrës. Janë më lokalë dhe duan të jenë social. Është turizëm më i qëndrueshëm. Ka impakt më të madh ekonomik se sa vera”, bëri me dije Ago.

Pjesa më e madh e të huajve që hynë në vend në harkun e muajve janar-nëntor, gati 96 për qind ishin nga vendet europiane, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lindja e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos