Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Vijojnë eksportet e energjisë, KESH arkëtoi 5.5 milionë euro në vetëm një procedurë shitje

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 13:55 | Ekonomi

Vijojnë eksportet e energjisë, KESH arkëtoi 5.5 milionë euro

Më shumë se 5.5 milionë euro, nga vetëm një procedurë shitjeje ka arketuar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Janë eksportuar nga KESH 57 mijë megavatorë energji elektrike, me çmim mesatar 98 euro. Kjo si pasojë e mbiprodhimit, nga reshjet e ditëve të fundit.

Tre liqenet kryesore në kaskadën e Drinit, janë aktualisht në nivelet më të larta të muajve të fundit. Në harkun e një muaji, KESH ka përfituar gati 15 milionë euro nga shitjet e energjisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli