Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

2 makina përfshihen në aksident në Tepelenë, vdes gruaja, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 12:18 | Kronikë

1 grua ka humbur jetën e ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përfshinë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të diele në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës".

Viktima është identifikuar si Dhoksi Mango nga Përmeti 40 vjeçe, e ndërsa ka mbetur i plagosur Ledian Ibrahimi i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastër. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një tjetër pasagjere, ende e paidentifikuar.

"Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë