Zbardhet atentati në Shkodër dy ditë më parë, arrestohet në Gjermani autori i dyshuar

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 16:41 | Kronikë

Zbardhet atentati në Shkodër dy ditë më parë,

Është arrestuar në Gjermani Sulemjan Kapllani, autori i dyshuar i atentatit të ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku mbeti i plagosur Selami Brahimi.

“Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit S. B., të kryer më datë 08.02.2024, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e  dyshuar, shtetasin S. K.”, tha policia.

 

Policia tha se autori i dyshuar i atentatit kishte udhëtuar drejt Berlinit dhe pas bashkëpunimit me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është arritur të kapet në kryeqytetin gjerman 68-vjeçari Kapllani.

Sipas Policisë së Shkodrës, ky i fundit kishte qëlluar në drejtim të mjetit Citroen të Brahimit me qëllim për ta vrarë.

Ndaj Kapllanit, Prokuroria ka lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është kryer atentati, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjetin e përdorur për transportimin e autorit.

Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë