Objektivi i atentatit ku mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së inerteve Selman Mihana, 70 vjeç, ka qenë pronari i firmës Ardjan Gjeloshi, 51 vjeç, i cili mbeti i plagosur në ngjarje. Kjo u konfirmua nga zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, sipas të cilit pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve dhe mosmarrëveshje të pronarit. Në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, ai tha se ka të lëvizjes së autorëve me një mjet.
“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet shtetasi A.GJ, 51 vjeç. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M, 75 vjeç. Është ngritur grup hetimor i posaçëm për ngjarjen, kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale me ekspertë të fushës. Jemi në hetimet e para. Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me automatik. Ka të dhëna për lëvizje të autorëve me një mjet. Po hetojmë të gjitha konflikte mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektivi i atentatit është personi që ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të mirë”- tha Berberi.
Ngjarja ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, dhe dyshohet se autorët e kanë pritur objektivin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri kallashnikov.
(A2 Televizion)