Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, plagoset pronari

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 09:02 | Kronikë

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin,

Ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në ambientet e kompanisë. Sipas policisë nga të shtënat është plagosur edhe pronari i firmës, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin,
Viktima Selman Mihana, 70 vjeç

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjeç, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu