Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Do t’i siguronte pasaportë bullgare dhe do ta bënte aksioner, si mashtroi 38-vjeçari të riun duke i marrë 215 mijë euro

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 10:49 | Kronikë

Do t’i siguronte pasaportë bullgare dhe do ta bënte aksioner, si

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi mashtroi një 26-vjeçar duke i marrë 215 000 euro. Sipas Policisë 38-vjeçari i ka premtuar të riut se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.

Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.  

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani