Aksident me dy të plagosur në Sarandë

Nga Jerola Ziaj
10 Shkurt 2024, 21:30 | Kronikë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq.

Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës. Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Klaudio Kupi dhe Florian Gjoncaj, me banim në fshatin Gjashte.

Një nga mjetet e aksidentuara është një “Mercedes-Benz” me targa AB 385 AI.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore përkatëse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli