5 persona përleshen në shëtitoren e Lezhës, dy përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 18:23 | Kronikë

5 persona përleshen në shëtitoren e Lezhës, dy

Dy persona mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital si pasojë e një përleshjeje mes dy grupesh në qendër të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Gjergj Fishta” ku janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç. 

Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit M. Gj. dhe P. P., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore

3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos