Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Mbante mbyllur gruan, nënën dhe vajzën, 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 11:03 | Kronikë

Mbante mbyllur gruan, nënën dhe vajzën, 20 ditë burg

Gjykata Penale ka caktuar 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin, 35-vjeçarin, i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Sipas raportimeve, Zhaboli mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke iu ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Ai u arrestua tri ditë më parë nga Policia ndërsa nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe iu bllokonte valët e telefonit, duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani