Aksident në Bulqizë, dy persona mbesin të plagosur

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 17:36 | Kronikë

Aksident në Bulqizë, dy persona mbesin të plagosur

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë automjeti  tip "Audi", me drejtues shtetasin M.S., me automjetin tip "Skoda", me drejtues shtetasin B.Q.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni