Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë, e pësojnë keq 6 shoferë në Tiranë

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 12:41 | Kronikë

Tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë, e

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë.

Blutë e kryeqytetit thonë se në pranga janë vënë  shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

“Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani