Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Shiste kanabis pranë një shkolle, në pranga 27 vjeçari

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 11:02 | Kronikë

Shiste kanabis pranë një shkolle, në pranga 27 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili shiste lëndë narkotike, pranë fushës sportive të një shkolle.

Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, pas informacioneve të marra në rrugë policie, efektivët e komisariatit nr.3 arrestuan në rrugën "Mati Logoreci" shtetasin R. H.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani