Kamionçina përfundon mbi trafikndarëse, një i lënduar në Vlorë

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 17:20 | Kronikë


Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Në pamjet e siguruara nga A2CNN shihet një kamionçinë që ka dalë nga korsia duke përfunduar mbi trafikndarësen, në rrugën “Transballkanike”.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt dhe ka marrë lëndime. Ai është dërguar me urgjencë në spital për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi