Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimin 36-vjeçari në burgun e Fierit

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 09:43 | Kronikë

Ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine në Itali, arrestohet me

Policia në Vlorë ka arrestuar një 36-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Armand Lushaj, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Fierit,  u arrestua pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Dyshohet se Lushaj, në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Armand Lushaj (Jazaj) ndodhet në burgun e Fierit pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, 36-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, një përson, të cilin e ka lënë të plagosur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli