“5 vite burg nëse tentosh të rifutesh në Britaninë e Madhe”, avokati sqaron ligjin e ri

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 10:14 | Kronikë

Avokati Saimir Kumrija shpjegoi vendimin e fundit të autoriteteve britanike për të dënuar deri me 5 vite burg ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

“Në qershor 2026 janë konfirmuar nenet e reja që kanë futur në fuqi dënimet për ata që hyjnë me vizë turistike, por e shkelin këtë vizë duke qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Këta dënohen deri në 4 vite burg. Ata që kanë leje qëndrimi, por kur i skadon nuk e rinovojnë, rrezikojnë deri në 4 vite burg. Ata që janë dëbuar dhe kërkojnë të hyjnë sërish, janë subjekt dënimi deri në 5 vite burg”, u shpreh avokati në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos