Dy automjete janë aksidentuar gjatë natës në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Sukthit, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
Të dy automjetet kanë përfunduar në një arë, buzë autostradës.
Raportohet se dy persona janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në spital, aty ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)