Përfshihet nga flakët kati i 8 i një pallati tek Ish-Stacioni i Trenit, evakuohen banorët

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 16:50 | Kronikë

Përfshihet nga flakët kati i 8 i një pallati tek Ish-Stacioni i

Kati i tetë i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit. Sipas Policisë zjarri ka rënë rreth orës 16:10, ndërkohë që po merren masa për evakuimin e banorëve. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos