Një zjarr ka përfshirë një banesë pasditen e sotme në lagjen "Kadri Qystri" në Lushnje. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike nga shtylla e tarracës.
Zjarrfikëset kanë ardhur menjëherë pas njoftimit dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
A2 CNN mëson se nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale të shumta në banesë.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve bëri të mundur nxjerrjen e një të moshuareje, e cila ishte e paralizuar. (A2 Televizion)