Aksident i frikshëm te “Kthesa e Patosit”, disa të lënduar

Nga Çaku Tafa
19 Nëntor 2023, 21:49 | Kronikë
Aksident i frikshëm te “Kthesa e Patosit”, disa të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “ Ford” janë përplasur duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por sipas informacioneve paraprake edhe disa të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe tre ambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal të Fierit.

A2 CNN Livestream

A2 Business