Përgjaken rrugët, aksidentohet për vdekje i mituri në Tapizë dhe 55-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 20:43 | Kronikë

Përgjaken rrugët, aksidentohet për vdekje i mituri në

Një i mitur ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor që lidh Fushë Krujën me Tiranën.

Policia njofton se 4 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe hetimi vijon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Ndërkohë, në një tjetër aksident të ndodhur pas rreth një ore, një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje pranë mbikalimit të TEG-ut, në kryeqytet.

Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi