Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Vihet në pranga burri i 41 -vjeçares që vrau veten në Durrës, e kërcënonte në sy të fëmijëve se do e vriste

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 11:28 | Kronikë

Vihet në pranga burri i 41 -vjeçares që vrau veten në

Vdekja e 41-vjeçares në Durrës 4 ditë më parë si pasojë e konsumimit të fotoksinës sa vjen dhe bëhet edhe më tragjike. Si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se në vendim e saj fatal për të vrarë veten “ka gisht” edhe bashkëshorti i saj, 45-vjeçari XH.L, i cili punonte në Greqi.

45-vjeçari ka ushtruar një dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj saj, e madje vetëm pak ditë para se të ndodhte ngjarja, ai e kërcënuar se do e vriste me thikë. E gjithë kjo skenë është regjistruar në sytë e njërit prej fëmijëve të çiftit, e ndërsa gruaja nuk e kishte marrë guximin për ta denoncuar.

Gjatë kontrollit në banesë, burrit iu gjet 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Nga ana tjetër, burrit i është sekuestruar celulari, ndonëse në fillim kishte refuzuar që të t’ia dorëzonte uniformave blu. Ky celular, bashkë me celularin e 41-vjeçares që kreu aktin makabër, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.  

Mendohet se e gjithë ngjarja ka ardhur për shkak të një profili që i ishte hapur gruas në rrjetin social TikTok, ku figura e saj si nënë, bashkëshorte ishte denigruar, me fjalë nga më fyeset. E ndërsa edhe më të rëndë e bën faktin se mendohet se ky profil ishte hapur nga vajza e saj e tezes, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga burimet e A2 CNN dhe as nga autoritetet.

“Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.  Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Në vijim të veprimeve të thelluara  hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.  

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L. Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.  Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.  

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.   

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për  Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli