Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Tentoi arratisjen nga burgu i Fierit, Dan Hutra përfundon në regjimin 41-Biss

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 13:41 | Kronikë

Tentoi arratisjen nga burgu i Fierit, Dan Hutra përfundon në regjimin

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave në fillim të vitit të kaluar pas tentativës për tu arratisur nga burgu i Fierit është transferuar në regjimin e posaçëm 41-Biss.

Së bashku me të do të kufizohen brenda burgut edhe tre bashkëpunëtorët që do e ndihmonin për të realizuar arratisjen, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin.

Martin Kapllani që gjendet në burg si i dyshuar për vjedhje, Geraldo Veizi po ashtu i dyshuar për vjedhje dhe Feti Kovaci u kapën në flagrancë nga policia e burgjeve së bashku me Hutrën.

Plani i tyre i arratisjes ishte hartuar prej kohësh dhe përfshinte prerjen e hekurave të qelisë me një tel si dhe çarçafët e përgatitur në forma litari që do të përdoreshin për të dalë nga dritarja e qelisë.

Gjatë kontrolleve nga punonjësit e sigurisë është zbuluar se në dhomën ku ishin të akomoduar 4 të paraburgosurit kishte nisur prerja e zgarës së dritares.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu