Arrestohet një 26-vjeçar shqiptar në Itali, u kap me drogë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 10:11 | Kronikë

Arrestohet një 26-vjeçar shqiptar në Itali, u kap me drogë

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin. I riu u ndalua në qytetin Montevarchi në provincën e Arezzos.

Aktiviteti i tij i dyshuar kriminal u zbulua kur ai u përpoq të shmangte kontrollin e policisë duke ndryshuar rrugën e tij.

Gjatë kontrollit personal, iu gjetën pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.

Edhe në shtëpi iu gjetën lëndë narkotike të paketuara gati për shitje, së bashku me materialin e përdorur për përgatitjen e dozave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos