Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Përplasen dy makina në kthesën e Viroit në Gjirokastër, ka të plagosur

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 15:43 | Kronikë
Përplasen dy makina në kthesën e Viroit në Gjirokastër,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kthesën e Viroit në Gjirokastër, ku janë përshirë dy automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Gjirokastër/Informacion paraprak: Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli