Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Kamioni përplaset me një automjet në aksin "Librazhd-Elbasan", dy të lënduar

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 13:44 | Kronikë

Kamioni përplaset me një automjet në aksin

Një aksident i rëndë ka nodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”. Bëhet e ditur se një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është përplasur me një automjet në vendin e quajtur "Ura e Murrashit". 

Për pasojë, i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e tij. Ata janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. 

Ndërkohë, me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu