Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Sipas autoriteteve dyshohet se gruaja është mbytur aksidentalisht në det, por uniformat blu po kryejnë hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.” (A2 Televizion)