Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Tragjike, polici amerikan vret gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë

Nga A2 CNN
3 Janar 2024, 11:37 | Kronikë

Tragjike, polici amerikan vret gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin amerikan pasi një punonjës policie vrau gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në kontenë Rockland në Nju Jork, pasi policia gjeti trupat e pajetë me armë zjarri në banesë. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Watson Morgan 49 vjeç, Ornela Morgan 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre, 10 dhe 12 vjeç.  

Oficerët gjetën trupat brenda shtëpisë gjatë një kontrolli pak pas mesnatës së të premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

"Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Të katërt kanë marrë plagë me armë zjarri," tha Departamenti i Policisë në Clarkstoën, ndërsa në vendngjarje u gjet një pistoletë.

Tragjike, polici amerikan vret gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë

"Ne jemi thjesht të shokuar. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë lagje," tha një nga fqinjët.

"Ai është një baba shumë i dashur, kjo është gjithçka që mund të them. Shumë i dashur. Familje shumë e kujdesshme. Dua të them, ai është një person shumë i kujdesshëm për familjen dhe fëmijët, prandaj jemi shumë të hutuar", tha ai.

Policia konfirmoi se Watson Morgan ishte një rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville, ku ai kishte punuar për 16 vjet. Para kësaj, ai ka punuar për NYPD.

Tragjike, polici amerikan vret gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë

Departamenti i Policisë në Bronxville lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme të shtunën:

“Jemi zemëthyer për humbjen e pakuptimtë të jetëve të pafajshme që ne i dërgojmë këtë mesazh një komuniteti të pikëlluar. Zemrat tona janë me familjen e gjerë të rreshterit Morgan. Mendimet dhe lutjet tona janë gjithashtu me familjen e tij të Departamentit të Policisë në Bronxville. Ky është një hetim në vazhdim", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë.

Sipas një postimi në X nga llogaria zyrtare e “Educators of New York”, Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

 

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu