1 janari ka nisur me një plagosje në Tiranë. Mësohet se një person i identifikuar si Saimir Xhafa ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Jazja rreth 51 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë "Xhura" në kryeqytet, e ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa efektivët e policisë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Policia ofron shpërblim 5000 euro për autorin.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)