Vrasja e biznesmenit Nikulaj, Gjykata e Lezhës lë në fuqi masën e arrestit për portugezin Saravia

Nga A2 CNN
2 Janar 2024, 13:45 | Kronikë

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, Gjykata e Lezhës lë në fuqi

Gjykata e Lezhës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit portugez Ruben Saravia i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit të kaluar në Shëngjin.

I ekstraduari nga Maroku, në datën 31 dhjetor të vitit të kaluar, ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kishte lidhje me vrasjen e Nikulajt. Ai mësohet të jetë shprehur se me akuzën e ngritur ndaj tij ishte njohur nëpërmjet mediave.

Ndërsa avokati i Saravias, u shpreh se klienti i tij nuk ka njohje me asnjë shtetas shqiptar. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Lezhës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Saravian, masë e cila ishte vendosur muaj më parë që në momentin kur prokuroria e deklaroi si të dyshuarin kryesor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në ambientet e lokalit të vetë viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos