Konfliktet për pronat, vëllai vret vëllanë e më pas veten

Nga Julian Kasapi
4 Janar 2024, 08:43 | Kronikë

Konflikti dhe debatet për pronat në zonën e Bulqizës përfunduan tragjikisht mëngjesin e së enjtes në Tiranë.

Vehap Cami qëlloi për vdekje me pistoletë vëllain e tij Lulzim Cami në rrugën “Xhon Belushi”, në zonën e Freskut, e më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit, kur Vehap Cami, 63-vjeçar, shkoi në shtëpinë e marrë me qira nga vëllai i tij, Lulzim Cami, 68-vjeçar.

Pronarja e shtëpisë të cilën ia kishte lënë me qira 68-vjeçarit tha se nuk dinte asgjë lidhur me konfliktet e tyre.

Në hyrje të vitit 2024 janë regjistruar dhe tre plagosje. Në natën e ndërrimit të viteve, një 51-vjeçare e huaj u plagos nga një plumb, burimi i të cilit ende nuk është identifikuar. Në Xhaminë Xhura, një tjetër 51-vjeçar u plagos me armë zjarri, ndërsa autori është në kërkim.

Një tjetër plagosje ndodhi dhe pranë zonës së Piramidës, ku një i ri u qëllua me pistoletë në këmbë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos