Aksident i trefishtë në Lushnje

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 12:37 | Kronikë

Tre automjete janë përplasur në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjes. Për fat të mirë, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar. Më konkretisht, një automjet tip “Fiat” është përplasur ballë për ballë më një mjet tip “Seat” dhe një “Volkswagen” në tentativë për të parakaluar.

Tre drejtuesit janë duke u marrë në pyetje nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos