Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Dyshohet se do të rrëmbenin një 49-vjeçar, në pranga 4 të rinj në Sarandë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 11:48 | Kronikë

Dyshohet se do të rrëmbenin një 49-vjeçar, në pranga

Një rast pengmarrjeje është parandaluar në Sarandë. Nga hetimet e ndërmarra në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë vënë në pranga katër persona që dyshohet se kishin qëllim të rrëmbenin një 49-vjeçar.

Forcat policore kanë ndërhyrë ditën e djeshme në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen Nr.1, duke ndaluar automjetin tip “BMW”, që po drejtohej nga A. T. i cili kishte pasagjerë dy vëllezërit J. B. dhe S. B. Dhe një person tjetër.

Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë  J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".   

Të rinjtë dyshohej se do ta të rrëmbenin 49-vjeçarin, banues në Sarandë, nën kërcënimin e armës, për motive të dobëta.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli