Bëri për spital një klient në klubin e natës, arrestohet truproja 21-vjeçar shqiptar në Maltë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 10:13 | Kronikë

Një 21-vjeçar shqiptar është  arrestuar nga policia në Maltë, pasi ka plagosur rëndë një shtetas jashtë një klubi nate, ku punonte si truproje në Paceiville në natën e Vitit të Ri.

Ai ka pretenduar se fillimisht ka qenë ai që ka rënë viktimë e dhunës, duke u goditur me një shishe të thyer.

Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë të enjten (4 janar) dhe u deklarua i pafajshëm. Ai u arrestuar pasditen e së mërkurës (3 janar), teksa tentoi t’i hipte avionit për t’u larguar nga vendi.

Sipas mediave të huaja, Gragjevi u dërgua në paraburgim, ndërkohë që hetimet e policisë për rastin janë ende në vazhdim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos