Tre vlonjatë në kërkim, kërcënuan me armë një person

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 19:54 | Kronikë

Tre vlonjatë në kërkim, kërcënuan me armë një

Tre të rinj nga Vlora janë shpallur në kërkim nga policia e këtij qyteti nën akuzën e kanosjes.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 3 të rinjtë e moshës 24-27 vjeç kërcënuan me armë zjarri një 33 vjeçar nga Cërriku.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta”, shkruhet në njoftimin e policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos