Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Nga Edi Ruçi
18 Korrik 2026, 22:20 | Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bregdetin e Vlorës. 

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar i cili ka pësuar dëmtime të lehta, pa probleme për jetën. 

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik

Në njoftimin e Policisë së Vlorës thuhet: 

"Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale'. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos