Ky është momenti kur me pranga në duar ish drejtoresha e postës së Durrësit Elisabeta Mataj u shoqërua nga policia në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Para trupës u paraqit edhe shefja e financës së filialit Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Pana. Ndaj tyre rëndon akuza e grabitjes së 700 mijë euro që duhej ti jepeshin pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike
Pas dëgjimit për Matajn u vendos arrest në burg e dy vartëset izolim në banesë duke u mbështetur edhe në provat e prokurorisë. Sipas akuzës Mataj është parë të frekuentojë kazinotë e kryeqytetit ku dhe dyshohet të jenë harxhuar paratë.
Vetë e akuzuara ka pranuar faktin se I ka frekuentuar, gjë që sipas saj nuk ja kufizon ligji, por nuk ka luajtur në to, duke lënë kështu një enigmë se ku u zhdukën dhe 700 mijë eurot që do të duhej ti merrnin pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Para togave të zeza dy vartëset e saj ia kanë hedhur fajin ish drejtoreshës duke e ngarkuar dhe më shumë me përgjegjësi. Shefja e financës mësohet të jetë shprehur se paratë nuk I ka mbajtur ajo por se i kishte marrë drejtoresha e filialit.
Ka qenë auditi i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare që konstatoi fillimisht mungesën e parave në filialin Durrës dhe e çoi çështjen për hetim në prokurori.
Mataj fillimisht u shkarkua nga detyra dhe në 16 korrik u arrestua nga policia. Ndërsa pensionistët dhe familjet që do të duhej të tërhiqnin paratë u përballën me mungesën e fondeve në arkat e postës shqiptare
(A2 Televizion)