Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Aksident i trefishtë pranë Rinasit, një i vdekur

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 09:19 | Kronikë

Aksident i trefishtë pranë Rinasit, një i vdekur

Një aksident me një viktimë është shënuar, në orët e para të mëngjesit të së hënës, në vendin e njohur si kthesa e Rinasit, në aksin që shkon në drejtim të Fushë Krujës.

Autoritetet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamion, e për pasojë ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve, një 32-vjeçar.

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu