Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Trafikonin drogë të fortë nga SHBA në Shqipëri, sekuestrohen 5 kg kanabis, 3 të rinj të përfshirë

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 10:59 | Kronikë



Një grup prej tre të rinjsh trafikonin drogë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për të sjellë kanabisin në Shqipëri, tre të rinjtë përdornin dërgesat përmes postës, një nga metodat e përdorura dhe më herët në Shqipëri.

Në pranga kanë rënë dy të rinj 23 dhe 16 vjeç dhe një është shpallur në kërkim.  Droga vinte e paketuar në kutitë e shërbimit postar dhe e ndarë në pako dhe kishte për qindje të lartë THC-je

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 5 kg kanabis sativa me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Një vit më parë policia parandaloi dhe një skemë të ngjashme ku droga vinte nga Anglia përmes postës.

Një 34 vjeçar ra në pranga ndërsa u arrestua dhe një bashkëpunëtore ish-punonjëse e postës e cila merrte dërgesat në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi