Zjarri në spitalin e Shkodrës, reagon Ministria e Shëndetësisë

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 20:54 | Kronikë

Zjarri në spitalin e Shkodrës, reagon Ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me zjarrin që ra në spitalin e Shkodrës, pasditen e së shtunës.

Sipas Ministrisë, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar shumë shpejt.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve. Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, lexohet në njoftimin e Ministrisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos