Tregtonin aparatura dekoder për të cilët kërkohet pagesë specifike, 3 në pranga në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 11:11 | Kronikë

Tregtonin aparatura dekoder për të cilët kërkohet

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi tregtonin aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare. Sipas Policisë 7 persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore u finalizua operacioni policor të koduar "Transmodulari". Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve: F. L., 55 vjeç, A. M., 50 vjeç, dhe E. B., 70 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. S., 21 vjeçe, E. Hj., 35 vjeç, A. Gj., 43 vjeçe, D. M., 23 vjeçe, G. D., 33 vjeç, G. P., 26 vjeçe, E. T., 21 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 200 aparatura dekoder të modeleve të ndryshme tokësore dhe satelitore.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, tregtonin në subjektet e tyre tregtare, aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, dhe për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, u gjetën 200 aparate dekoderash, të modeleve të ndryshme tokësore dhe satelitore, dhe transmodulari që bënte kontrollin e të gjitha IP-ve të shpërndara pas shitjes së dekoderave, me listën e kanaleve specifike, si dhe gjithashtu bënte gjurmimin në kohë reale të kanaleve, nëpër subjektet e shpërndara”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi