Zjarr në spitalin e Shkodrës

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 19:37 | Kronikë

Zjarr në spitalin e Shkodrës

Zjarri ka përfshirë një nga dhomat e spitalit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

Flakët kanë rënë në në katin e dytë të spitalit, në repartin e kirurgjisë dhe dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos