Vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë, policia ofron shumë të majme për informacione

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 22:45 | Kronikë

Vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë, policia ofron shumë

Policia e Vlorës ka njoftuar se ofron 30 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gëzim Sinomatit, në datën 1 janar.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj. Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, lexohet në njoftimin e policisë.

Që nga mbrëmja e së dielës së kaluar kur në ballkonin e banesës së tij u ekzekutua me snajper me plumb në kokë, 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Vlora i ngjan një qyteti në shtetrrethim. Forcat e policisë së Vlorës të mbështetura nga ato të FNSH dhe RENEA, përveç prezencës në rrugët e qytetit kanë zhvilluar kontrolle të herëpashershme në orare dhe vende të ndryshme të qytetit.

Gjatë orëve të fundit, burimet policore bëjnë të ditur se në kuadër të hetimeve për vrasjen e Sinomatit u shoqëruan për herë të dytë 15 persona, që dyshohet se ndër vite kanë pasur konflikte me familjen e viktimës, konkretisht babanë dhe xhaxhain.

Por pas orëve të gjata të mbajtura në Drejtorinë e Policisë, grupi i hetimit duket se nuk ka gjetur prova konkrete për implikimin e tyre në këtë vrasje të mirëorganizuar, duke i liruar sërish. Sakaq bëhet e ditur se policia ka identifikuar një automjet, i cili ka lëvizur pranë zonës ku autorët dyshohet se kanë djegur automjetin tip BMË që janë larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos