Aksident me vdekje në Mat

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 18:52 | Kronikë

Aksident me vdekje në Mat

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Urakë të Matit. Sipas Policisë një 40-vjeçar ka aksidentuar për vdekje me automjetin e një të moshuar.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos