Aksident me 3 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë

Nga Edi Ruçi
23 Qershor 2026, 12:50 | Kronikë

Aksident me 3 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.

Në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë  kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos