“Lufta e UÇK nuk duhet të përdoret”, Peleshi për Goxhajn: Të imunizohemi nga manipulatorët e historisë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 12:53 | Politikë

“Lufta e UÇK nuk duhet të përdoret”, Peleshi

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi thekson se protesta duhet të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë.

Teksa shpërndan postimin e Ramës, ku publikohet dokumenti që tregon se Dritan Goxhaj s’ka pranuar të luftojë për UÇK, Peleshi thekson se kjo luftë është e shenjtë dhe s’duhet të përdoret për mjet presioni ndaj institucioneve.

Kryeparlamentari vë në dukje se është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë.

 

POSTIMI

Protesta është e drejtë kushtetuese dhe shprehje e shëndetshme e pluralizmit demokratik.

Por pikërisht për këtë arsye, ajo meriton të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë për axhenda të ndryshme nga thelbi i saj.

Lufta e UÇK-së është trashëgimi e shenjtë e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk duhet të përdoret si karburant elektoral apo mjet presioni ndaj institucioneve. Kush e përdor atë kujtesë për të penetruar në një lëvizje qytetare që nuk ka asnjë lidhje me të, nuk e nderon atë luftë.

Përkundrazi, tenton ta zhvlerësojë atë.

Interesi kombëtar, sovraniteti dhe stabiliteti nuk janë sllogane, por janë vijë e kuqe për të gjithë, përfshirë politikën dhe çdo lëvizje qytetare.

Ndaj është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë.

Ndaj ndiej për detyrim të ndaj këtë qëndrim sot.

Kosova është e shenjtë.

Shqipëria është e shenjtë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos