
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë - Maliq, në afërsi të fshatit Çiflig, ku siç shihet nga pamjet e A2 CNN një automjet është përmbysur.
A2 CNN raporton se për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)