
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kthesës së Viroit, ku një mikrobuz me turistë është përplasur me një automjet tip Audi.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale të dukshme në të dy automjetet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona në gjendje të rëndë, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)