Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 09:46 | Kronikë

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Një automjet, i drejtuar nga shtetasi S. P., ka përplasur një këmbësore, shtetasen A. M., 50 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos