Arrestohet 76-vjeçari që vrau vëllanë në Kavajë, në pranga edhe autori i tre të plagosurve në Sukth

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 13:30 | Kronikë

Arrestohet 76-vjeçari që vrau vëllanë në Kavajë,

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve, vrasje dhe plagosje të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë. Në pranga ra një 32-vjeçar nga Sukthi që dyshohet se mbrëmë plagosi me thikë babë e bir, si dhe një tjetër shtetas. Po ashtu u arrestua 76-vjeçari që vrau për motive të dobëta vëllanë në fshatin Agonas të Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:    

-D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital;

-M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

2 mjetet prerëse (thika) që dyshohet se janë përdorur nga autorët e dyshuar për këto krime, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos